Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Mund të mos biem dakord sa është ora”, Rama: Vendimi për afganët u pranua nga e gjithë klasa politike

“Mund të mos biem dakord sa është ora”, Rama: Vendimi

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur strehimin e afganëve në Shqipëri, teksa ka mbajtur këtë një ligjëratë në Universitetin Georgetown në Washington.

Sipas Ramës, vendimi për strehimin e afganëve është një arritje të gjithë popullit dhe klasës shqiptare politike.  

Ai shtoi se ata janë të ftuar të qëndrojnë sa të dëshirojnë në Shqipëri.

“Këtë e konsideroj si diçka që i përket popullit shqiptar, pasi ishte një vendim politik, por që u pranua nga të gjithë qytetarët dhe nuk u kundërshtua nga politika.

Ne mund të mos biem dakord për sa është ora, por për sa i përket strehimit të afganëve ne ramë të gjithë dakord. Kjo i dedikohet gjithë popullit shqiptar, të gjitha partive politike.

Më thanë se do rrinë vetëm pak muaj, i thash miqve amerikanë, mos e premtoni këtë se ne e dimë si venë gjërat. Ata po presin vizat për të shkuar në Amerikë, por janë të ftuar të qëndrojnë aty nëse dëshirojnë”, deklaroi Edi Rama. 

Të fundit