Flash News

Ditari i Maxhorancës

Naftëtarët në ditën e 16 të grevës, reagon Rama: E kam dhënë përgjigjen time! Format e tilla të protestës nuk duhen bërë me mua

Naftëtarët në ditën e 16 të grevës, reagon Rama: E

Kryeministri Rama ka reaguar përsa i përket grevës së urisë së naftëtarëve të Ballshit. Gjatë një prononcimi për mediat, Rama u shpreh se:

"Unë e kam dhënë përgjigjen time. Nuk është një marrëdhënie me shtetin. Deri më tani nuk e kemi zgjidhjen dhe nuk kemi mundësi të zgjidhim atë problem nëse nuk kemi një fuqi që e merr përsipër nga pikëpamja private. Është një marrëdhënie private. Të gjitha që kemi bërë kanë qenë përpjekje ekstra. Do të kishin 7 vite në këtë situatë. Nuk ka nevojë të them me fjalë shqetësimet që kam për to. Format e tilla të protestës nuk duhen bërë me mua. Është e drejta e tyre për të bërë grevë. Është një mundim krejt i panevojshëm. Më vonë do të japë të gjitha përgjigjet.”

Të fundit