Flash News

Ditari i Maxhorancës

Naftëtarët pranojnë ofertën e Ramës, reagon kryeministri: Jam i kënaqur! Brenda 48 orësh do takohemi përsëri për të kaluar në veprim

Naftëtarët pranojnë ofertën e Ramës, reagon
Foto Ilustruese/ Naftëtarët në protestë dhe Kryeministri Rama

Një ditë pas takimit me Ramën, tryezë nga e cila nuk dolën të kënaqur, naftëtarët e Ballshit kanë vendosur të pranojnë ofertën e kryeministrit.

Të mbledhur të gjithë para Rafinerisë, naftëtarët vendosën që pranonin mbështetjen financiare nga qeveria.

Menjëherë pas vendimit të naftëtarëve ka reaguar kryeministri Rama. Kreu i qeverisë i falenderoi ata për mirëkuptimin dhe besimin, duke u shprehur se tashmë është radha e qeverisë që të përmbush premtimin. Ende nuk është përcaktuar se sa do të jetë shuma me të cilën qeveria do t’iu vijë në ndihmë grevistëve.

“Jam i kënaqur që naftëtarët e pranuan propozimin e qeverisë. I falenderoj për mirëkuptimin dhe besimin. Tani e ka radhën qeveria të kalojë nga mbështetja parimore në mbështetjen financiare. Pa humbur kohë. Brenda 48 orësh do takohem përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim!”, shkruan Rama.

Kujtojmë se, ditën e djeshme Rama refuzoi të pranonte shlyerjen nga shteti e pagave të prapambetura për 505 naftëtarët që e kanë fituar këtë gjyq. Kryeministri u shpreh kjo është marrëdhënie privat me privat.

Po ashtu, referuar kërkesës së tyre për rinisjen e punës, Rama u shpreh se nuk ka ardhur asnjë firmë serioze që të marrë përsipër një gjë të tillë, pasi mendojnë se kostoja është e lartë.

Të fundit