Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje

Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen

Deputeti socialist Nasip Naço është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme. Për mediat Naço tha se ishte thirrur në SPAK për të folur mbi çështjen ÇEZ-DIA, e cila në vitin 2010 menaxhonte sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në vendin tonë, kohë kur Naço ishte ministër i Ekonomisë.

“Sigurisht që në atë kohë kam mbajtur një qëndrim korrekt dhe ligjor dhe unë kam folur me letra, s’kam folur me heshtje. Fakti që në atë kohë, për shkak të abuzimeve që bënte kjo kompani me qytetarët apo edhe me interesat e shtetit, kam ndryshuar Ligjin për Energjinë Elektrike duke nxjerrë jashtë sistemit të energjisë elektrike disa kompani të mëdha në atë kohë që kishin gati 20% të tregut të ÇEZ-it dhe kjo kompani e kishte më të lehtë të faturonte dhe të komunikonte me ta sesa me qytetarët për të bërë investime në Shqipëri.

Ky fakt i kurseu Buxhetit të Shtetit rreth 40 milionë euro në atë kohë, i nxori këto kompani në treg të lirë dhe sigurisht, ata që notonin në ujëra të turbullta në atë kohë dhe spekulonin, morën një përgjigje që pas miratimit të këtij ligji. Ish-drejtori i ÇEZ në atë kohë,  mbas një muaji në mos gaboj është shkarkuar nga detyra; gjithashtu edhe një emër tjetër i asaj kohe, që ka qenë Kastriot Ismailaj, që kishte një marrëdhënie me kompaninë ÇEZ, por jashtë funksionit dhe vullnetit të Ministrisë së Ekonomisë që kishte 24% të aksioneve, iu ndërpre kontrata dhe besoj se miratimi i ligjit dhe qëndrimi im në interesin publik ka folur për gjithçka.  Këto ishin dhe deklarimet që dhashë në lidhje me këtë çështje”, deklaroi Naço.

Të fundit