Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndërkombëtarët kundërshtuan amnistinë fiskale, Rama “acarohet” dhe i sulmon: Bëjnë fletë rrufe në mungesë respekti

Ndërkombëtarët kundërshtuan amnistinë fiskale, Rama

Kryeministri Edi Rama është “acaruar”nga kritikat e ndërkombëtarëve për projektligjin e amnistisë fiskale. Në një dëgjesë me përfaqësues nga biznest, Rama u mundua ta mbronte nismën, për të cilën thuhet se do ta kthejë Shipërinë në “lavatriçe” të parave të pista.

Rama u justifikua se kjo është një domosdoshmëri që e imponon momenti, duke vënë theksin te kriza që po kalon bota. Gjithashtu bëri me dije se kjo ka qenë një ide e hershme e tij.

“Dua t’i kujtoj të gjithëve veçanërisht, partnerëve tanë ndërkombëtarë. Bota ëështë në luftë Shqipëria është pjesë e kësaj lufte dhe ndryshe nga shumë vende të tjera Shqipëria ka marrë një vendim me një kosto shumë të lartë. Nëse lufta zgjat përtej një limiti të caktuar mund të bëhet krejtësisht e papërballueshme.

Në tregun evropian fatura e energjisë po shkon 500 euro për megavat në 50 që ishte përpara luftës, që të mos refklektohet në faturën e energjisë të familjeve dhe biznesit të vogël.

Nga dalin nga këto para? Ne jemi të vetëdijshëm që paketa e parë e kompesimit të inflacionit për shtresat në nevojë nuk ka zgjidhur të gjithë hallin. Ideja e amnistisë ka qenë një ide e vjetër në Shqipëri”, u shpreh kryeministri.

Ky i fundit sulmoi Dhomën Amerikane të Tregtisë në vendin tonë, e cila së bashku me atë gjermane e kundërshtuan këtë nismë të qeverisë Rama.

Rama u shpreh se çohen dhoma tregtie me flamuj dhe bëjnë fletë rrufe kundër nismës që sipas tij është normale për çdo vend.

“Çohen dhoma tregtie me flamuj të vendeve partnere dhe të bëjnë fletë rrufe për këtë iniciativë të qeverisë kjo është vetëm mungesë respekti për dinjitetin dhe të drejtën e Shqipërisë për të pasur ambicien e saj. Institucionet financiare mund të kenë kundërshtitë e tyre legjitime.

Por dhoma tregtie hajde ma nxirrni një biznesmen në Shqipëri që çohet dhe thotë nuk duhet amnistia. Ma nxirr një kryetar dhomë tregtie përjashto kryetarët e kryetarëve që nuk është marrë ndonjëherë me biznes”, tha Rama.

 

Të fundit