Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndërprenë grevën për të dialoguar, reagon Rama: Caktoni përfaqësinë dhe nesër do jem aty

Ndërprenë grevën për të dialoguar, reagon Rama: Caktoni
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas thirrjes së grave naftëtare për dialog, teksa vendosën sot në ditën e 25-të, të heqin dorë nga greva.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Rama e ka cilësuar mbylljen e grevës në Ballsh si një lajm të mirë, ndërkohë që është shprehur i gatshëm t'i takojë ato ditën e nesërme.

Por naftëtarët nuk konfirmojmë mbylljen e grevës, pasi ato kërkojnë dialog dhe janë shprehur se nëse nuk marrin zgjidhje nga kryeministri, ato do të rikthehen sërish në grevë.

 “Lajm shumë i mirë mbyllja e grevës në Ballsh! Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju”, shkruan Rama në postim.

Të fundit