Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndërtimet pa leje, Rama firmos 15 konfiskime, sulmon prokurorinë dhe mediat

Ndërtimet pa leje, Rama firmos 15 konfiskime, sulmon prokurorinë dhe

Konfiskimi i ndërtimeve pa leje ëhstë rikthyer sërish në vëmendje. Kryeministri Edi Rama deklaroi se sot ka firmosur 15 procedura konfiskimi të ndërtimeve pa leje.

Rama tha se ndërtesat e konfiskuara do të përdoren për interes publik, për zyra ose për strehime sociale.

“Sot kam firmosur pas kalimit në të gjitha hallkat ligjore, plot 15 procedura konfiskimi ndërtimesh ku për qëllime fitime janë tejkaluar kufijtë ligjorë të lejeve ose në disa raste është ndërtuar komplet pa leje fare. Ndërtimet e konfiskuara do të përdoren për interes publik. Hapësirat do t’i kalojnë shtetit, ku sipas rastit do të përdoren për zyra, strehime sociale”, tha Rama.

Kryeministri sulmoi prokuroritë e rretheve teksa i akuzoi se mbajnë në sirtar letrat e konfiskimeve për ndërtimet pa leje.  

“Konfiskimet nuk i japin askujt imunitet nga drejtësia. E vërteta është që të gjitha këto letra kanë kohë që flenë në prokurroitë e rretheve. Fatkeqësisht jetojmë në një kohë ultësie morale e tretjeje të normave etike, ku pasqyrat e informimit janë shëmbëlltyrat më ulëritëse të dezinformimit dhe ku gjysëm të vërtetat, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, mbushin pa pushim kanalet e komunikimit. Gjithsesi, unë do të vazhdoj të them atë që bëj dhe të bëj atë që them, deri në fund”, u shpreh Rama.

 

 

Të fundit