Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndikoi ‘dosja e Dibrës’? Xhaçka sqaron pse u zhvendos të kandidojë në Korçë: Ramë dakord në tryezën e PS

Ndikoi ‘dosja e Dibrës’? Xhaçka sqaron pse u zhvendos

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka sqaruar si qëndron e vërteta e kandidimit të saj në qarkun e Korçës nga Qarku i Dibrës, ku ishte më parë.

 E ftuar në ‘Real Story’, ministrja thotë se zhvendosja e saj në Korçë nuk është bërë e imponuar as nga kryeministri Rama, dhe as nga mospranimi i saj nga strukturat vendore të PS në Dibër. Ajo u shpreh se çdo lëvizje bëhet për të mirë të partisë në këtë proces zgjedhor.

E pyetur nga gazetari Balla nëse kanë lidhje me largimin e saj ngjarje që lidhen me Dibrën dhe ngjarje të caktuara me zgjedhjet lokale, ministrja u shpreh se “Shkurt dhe qartë, nuk kanë asnjë lidhje. Historia e dosjes së Dibrës dhe ish-kryetarit të bashkisë, sot drejtues politik i listës së PS, do të zgjidhet nga drejtësia. Dionisi është një përfaqësues shumë i mirë, gëzon respektin e dibranëve.

Nëse do të isha në Dibër, s’do të isha as tek objektivi bazë, por te maksimali. Pra, do të isha e treta në listë. Nëse Dibra ka marrë 2 mandate në zgjedhjet e shkuara, këtë radhë ne do të marrim tre dhe unë do të isha e treta në listë.

Ne kemi rënë dakord në tryezën e PS që padiskutim ata që kanë pasur besimin më të madh nga strukturat e partisë, kanë përgjegjësinë më të madhe për të bërë më shumë, për të marrë maksimumin e mundshëm, për të përfaqësuar ata që na votojnë”.

 

Të fundit