Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ç’ndodh nëse Këshilli Kombëtar del kundër Ballkanit të Hapur? Rama nuk tërhiqet: Do japim më shumë shpjegim

Ç’ndodh nëse Këshilli Kombëtar del kundër

Kryeministri Edi Rama ka dhënë më shumë sqarime lidhur me nismën e Këshillimit Kombëtar, i përbërë nga 12 pyetje, ne formen e nje formulari dhe që prej ditësh ka nisur të shpërndahen në shtëpitë e qytetarëve për të dhënë mendimet e tyre.

I ftuar në Open, Rama u pyet se çfarë ndodh nëse qytetarët shprehen kundër bindjes së tij për çështje të caktuara, ndërsa u mor si shembull nisma ‘Ballkani i Hapur’.

Rama nuk u tërhoq, por tha se do të japë më shumë shpjegime për çështjen.

Pjesë nga biseda:

Nëse Këshillimi del kundër bindjes suaj, për shembull kundër Ballkanit të Hapur, çfarë ndodh?

Nuk do nisemi me nëse. Nëse figuron se 90% janë kundër i bie që të japim shumë më tepër shpjegim. Duhet bëjmë më shumë përpjekje për të shpjeguar.

Pse nuk pyetet për teatrin kombëtar kur u shemb? Janë ceshtje sensitive

Nuk jam i pajtuar me mekanizmat që kemi dhe të jem i kënaqur por ëhstë përpjekje se si mund të shkohet më tutje dhe njerëzit të përfshihen me politikën.   

A është marrë nisma për të fshehur ceshtje tjera si mungesa e bilancit, raportin e TI ku perceptimi korrupsionit në Shqipëri është rritur, tenderat publikë etj që janë shqetësimi tyre?

Nuk kam asgjë për të fshehur dhe jam besim plotë se kemi bilanc ndryshe nga ai që komentohet në studio ne fitojmë. Besoj se qytetarët nuk kanë arsye që të mos jenë të interesuar që të marrin pjesë në opinionin e tyre. Nuk ka mekanizma perfekt, por është inovativ për ti përfshirë në një këshillim. E bën këshillimin më gjenuin.

 

Të fundit