Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndotja e mjedisit, Rama: Ka bashki që autorizojnë biznese për të derdhur inertet në pika të paligjshme, gjoba për qytetarët

Ndotja e mjedisit, Rama: Ka bashki që autorizojnë biznese për


Kryeministri Edi Rama ka përmendur me emra bashkitë e vendit që u kanë hapur rrugë hedhjes së inerteve në zona të paautorizuar.

Gjatë një takimi së bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaron me kryetarët e bashkive dhe prefektët e qyteteve bregdetare për pastrimin e territorit, Ramau bëri thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të denoncojnë raste të tilla.

“Policia e shtetit të garantojë që asnjë kamion me inerte të mos shkojë në asnjë destinacion tjetër vetëm se atje ku është e përcaktuar. Ka bashki që autorizojnë biznese për të derdhur inertet në pika të paligjshme. Janë disa bashki që nga Malësia e Madhe edhe në Elbasan, e deri në Himarë e Sarandë që mbyllin sytë përballë situata të tillave.

Nuk duhet tua lejojnë vetes që t’u shkelin syrin këtyre kamionëve duhet të informojnë policinë e shtetit për këtë situatë. Pjesë e policisë do të jetë edhe krimi mjedisor”- tha Rama.

Sa i takon pastrimit të territorit në zona bregdetare, kryeministri u shpreh se kostoja e pastrimit është më e lartë se tarifa për qytetarët. Për këtë, Rama tha se gjobat janë të domosdoshme.

Është shumë e qartë që pastrimi ka një kosto që është më e lartë se çfarë bashkitë i faturojnë qytetarëve dhe bizneseve. E them këtë për të gjithë ata që në vend se ta fillojnë nga vetja, por e fillojnë ne paguajmë taksa bashkitë nuk na përgjigjen. Që të jemi të qartë kontributet përmes tarifave të pastrimit janë nën kostot e pastrimit për Bashkitë. Kjo bën që Bashkitë të përballojnë me fonde ekstra një pjesë të kostos.

Plehrat në rrugët kombëtare janë akte papërgjegjshmëri e mijëra njerëzve që hapin dritaren e makinës dhe i hedhin. Na duhet një qasje më agresive në këtë fushë. Të adresojmë edhe atë që qytetarët e kërkojnë me ngulm, gjobat”, tha Rama.

Të fundit