Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndryshon Rregullorja e Maturës Shtetërore, Kushi njofton vendimin

Ndryshon Rregullorja e Maturës Shtetërore, Kushi njofton vendimin

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi se do të ketë ndryshime në Rregulloren Maturën Shtetërore.

Në një konferencë për mediat, ajo tha se ndryshe nga vitet e shkuara, tashmë maturantët do të kenë mundësi që të kërkojnë testin e korrigjuar.

Ajo bëri me dije se do të ngrihen komisione të veçanta që do të shqyrtojnë ankesat e nxënësve.

“Rregullorrja e re e Maturës shtetërore, ku është shfuqizuar neni që nuk lejonte rivlerësimin e testit. Për shkak të kohës së kufizuar që ne si ministri kishim për të korrigjuar dhe nxjerrë testet në kohën e duhur ishte e pamundur.

Por i kemi marrë të gjitha masat që të ketë komisione të veçanta në shkolla. Nxënësit do të kenë të drejtë që të marrin testin e korrigjuar por nëse do të ketë gabime do të ngrihet një komision për transparencë të plotë”, tha Kushi.

Të fundit