Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndryshon sërish Kodi Penal/ Strategji e re për ndalimin e trafikut të armëve, Çuçi jep detaje

Ndryshon sërish Kodi Penal/ Strategji e re për ndalimin e trafikut

Kodi Penal do të ndryshojë sërish. Këtë e bëri me dije ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cila tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua një plan veprimi për kontrollin e armëve.

Ai bëri me dije se përmes këtij plani synohet parandalimi i trafikut të armëve dhe forcimin e rregullave të dhënies së lejes për përdorimin e armëve të gjahut.

Çuçi shtoi se ndryshimet përfshijnë një sërë masash për frenimin e fenomeneve të reja kriminale që janë evidentuar në Shqipëri dhe jo vetë.

Në këtë mënyrë do të kriminalizohen disa figura të reja të krimit si trafikimi përmes kolive postare apo posedimi pajisjeve që janë për printimin 3D të armëve.

Ministri shtoi se kjo strategji parashikon “planin të parandalojë posedimin e armëve a leje në duart e civilëve, synon parandalimin e kontrollin e trafikut të armëve të lehta e të vogla e synon dhe disiplinimin më të fortë të licensimit të përdorimit të armëve luftarake dhe të gjahut, disiplinimin e agjencive private të sigurisë, janë parashikuar shumë masa konkrekte, masa edhe per fenomene të reja që kanë lindur jo vetëm në Shqipëri por edhe në gjithë botën për trafikimin e armëve.

Ndryshime në kodin penal e të kriminalizojmë disa figura të reja të krimit si trafikimi përmes kolive postare apo për të kriminalizuar përdorimin apo posedimin e pajisjeve që janë për printimin 3D të armëve, strategji që synon të parandalojë posedimin e këtyre armëve në mënyrë të jashtëligjshme”.

 

Të fundit