Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Në 2020, janë problem njerëzit e '97", Rama: Voto Lulin, të marrësh Metën dhe Kryemadhin, se Saliun e ka në bark

"Në 2020, janë problem njerëzit e '97", Rama: Voto
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë seancën e sotme parlamentare për shqyrtimin e “buxhetit 2021”, ka sulmuar opozitën. Gjatë fjalës së tij Rama është kthyer pas në kohë, duke kujtuar krizat e viteve 1997 dhe 2013, duke thënë se “opozita e tanishme që synon pushtetin, shkaktoi dy humnera ose gropa borxhesh e likuiditeti”.

Kryeministri nuk i ka kursyer batutat dhe ironin ndaj opozitës kur thotë se: “Ndryshe nga ’97 me formulën ”Jep 1, merr 2”, tashmë opozita ka ”Jep 1, merr 3”, pasi duke votuar Bashën merr edhe Kryemadhin me Metën, pasi Sali Berisha është në barkun e liderit opozitar si luani që udhëheq lepurin”.

“Ftesat për të mos u marrë me të shkuarën ,dhe për të mos iu kushtuar momenteve tragjike, janë ftesa të arsyeshme. Por mos mbahet parasysh se sot vitin 2020 problemi janë po ata njerëz. Dhe praktikisht kush sot kërkon që të rikthehet në krye të punës së vendit, është absolutisht i pandashëm nga e kaluara. E kaluara pak më e largët, dhe e kaluara më e afërt. Kur shqiptarët u gjendën në zhgjëndrën e humnerës pasi u nxitën të investojnë paratë me moitivin jep 1 merr 2. Dhe pak më pas, ose shumë më pas kur Shqipëria u gjend në vitin 2013 pasi bëri zgjedhjen e duhur për t’i larguar nga detyra, të njëjtët njerëz me një tjetër gropëë borxhesh dhe likuiditeti.

Sot janë të njëjtët njerëz, me të njëjtën formulë, jep 1 të marrësh 3 madje. Ftoj shqiptarët të votojnë për Lulin, dhe të marrin peshqesh Ilir Metën me Kryemadhin, se Saliu nuk diskutohet që është në barkun e Lulit, jo si lepur por si luan. që udhëheq lepurin në luftë.

S’kemi pse fshihemi prapa gishtit. E vërteta është kjo. Sot Shqipëria pavarësisht se ka kaluar një goditje që do të kishte gjunjëzuar padiskutim shumëkënd, dhe do kishte fundosur vendin në rast se në atë goditje do ishin ata që janë të papaunë, dhe shajnë e shpifin, akuzojnë, çorodisin, është jo në kushtet kur mezi mbahet, por po rindërton në ritme jashtëzakonisht të larta. Mjafton të bëjmë një krahasim jo shumë të komplikuara.”- tha Rama.

Të fundit