Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Në 2021 ulet çmimi i karburantit, heqje e akcizës së naftës dhe taksës së qarkullimit", Rama tregon planin për bujqësinë: Përfitues çdo fermer që punon tokën

"Në 2021 ulet çmimi i karburantit, heqje e akcizës së

Nga viti i ardhshëm fermerët shqiptar do të përfitojnë karburantë me çmim të ultë dhe naftë falas. Gjatë një konferencë për shtyp, kryeministri Rama ka njoftuar një plan për ndërhyrjen e qeverisë në sistemin bujqësor, me qëllim krijimin e lehtësirave ndaj fermerëve për punimin e tokës.

Sipas kryeministrit, “çdo fermer që ka tokë në pronësi apo me qira, është përfitues potencial e kësaj skeme, duke siguruar që ai të ketë niptin.”

“Për atë sasi nafte do llogaritet vlera fiskale. Kjo vlerë do konvertohet në sasinë e përcaktuar të naftës falas nëpërmjet një karte të veçantë për çdo fermer. Çdo fermer që ka tokë dhe punon atë është përfitues potencial i kësaj skeme. Aplikimi online për naftën falas. Përveç përfitimeve, e vetmja gjë që sjellë kjo është formalizimi”, vijoi më tej Rama.

“Nëse qeveria jonë në këtë fazë po hedh hapa të shumëpritur, këtu kam parasysh zerimin e taksës mbi fitimin e tvsh për biznesin e vogël deri në 100 mln dhe zerimin e taksës së biznesit deri në 120 mln. Rritja e pagave deri në 40 % për mjekët dhe infermierët e për mësuesit në 15 %.

Kjo vjen si rezultat i faktit se reformat, konsolidimi i gjithë strukturës së shtetit, i financave publike, rritja e konkurrencës, e të ardhurave, kanë krijuar kushtet që ne t’i bëjmë këto. Nuk mund të bëheshin as vjet, as parvjet, As 5 apo 7 vite më parë. Pasi e gjithë lëvizja jonë drejt të ardhmes ka qenë e bazuar tek një plan strategjik. 

Sot jemi në kushtet ku mund të ndërhyjmë dhe do të ndërhyjmë në sistemin bujqësor.

Do të heqim nga karburanti për prodhimin buqësor taksën e qarkullimit dhe të karbonit. Do të ulim gjysmë për gjysmë, çmimin e karburantit për fermerët. Për çdo fermerë që punon tokën, llogaritet sasia e naftës që i nevojitet për atë sipërfaqe toke, dhe për atë sasi nafte llogaritet vlera e barrës fiskale e cila do të hiqet.

Kjo vlerë do të konvertohet në sasinë e përcaktuar në bazë të kritereve që thash të naftës që do të jepet falas përmes një karte të veçantë për çdo fermer.

Çdo fermer që ka tokë në pronësi apo me qira, është përfitues potencial e kësaj skeme, duke siguruar që ai të ketë niptin.

Për atë sasi nafte do llogaritet vlera fiskale. Kjo vlerë do konvertohet në sasinë e përcaktuar të naftës falas nëpërmjet një karte të veçantë për çdo fermer. Çdo fermer që ka tokë dhe punon atë është përfitues potencial i kësaj skeme. Aplikimi online për naftën falas. Përveç përfitimeve, e vetmja gjë që sjellë kjo është formalizimi.

Sot ne besojmë që menjëherë skema mund të përfshijë rreth 70 mijë fermerë të regjistruar dhe potenciali i skemës është më tej, 47 mijë që e kanë tani niptin e kanë parë që nipti nuk sjellë asgjë tjetër vecse ndihmës financiare, dhe asnjë barrë, vec detyrimit për të qenë i formalizuar.

Kjo është rruga për ta formalizuar gjithë procesin e transaksioneve në buqjësi dhe për të mbrojtur prodhimin e cdo fermeri nga ata që janë më të mëdhenj, në sensin e grumbulluesve apo shpërndarësve të prodhimit.

Me teknologjinë dhe këtë skemë u japim fermerëve mundësinë të veprojnë pa u sjellë vardallë përmes dokumentave. Kanë niptin hyjnë në platformë, bëjnë deklarimin e sasisë së tokës, mbi sasinë e tokës kalkulohet dhe bëhet edhe përllogaritja e sasisë së naftës që i nevojitet. E vetmja gjë që bën kjo procedurë është formalizimi”, tha Rama.

Të fundit