Flash News

Ditari i Maxhorancës

Në brendësi të Covid-4, mjekët tregojnë ç’ndodh nëse gjendja e pacientëve përkeqësohet

Në brendësi të Covid-4, mjekët tregojnë
Në foto: Pamjet nga spitali COVID-4 të publikuara nga Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar mëngjesin e sotëm disa pamje nga spitali Covid-4, i cili u vu në funksion disa ditë më parë, pas shterimit të kapaciteteve të 3 spitaleve Covid në valën e dytë të pandemisë.

Përmes një video në rrjetet sociale, Manastirliu ka sjellë dëshmitë, sipas saj, të disa prej mjekëve dhe infermierëve që punojnë në Covid-4.

“Pacientët të cilët janë janë të destinuar për Covid4 janë kryesisht pacientë që vijnë nga spitali Covid1 dhe Covid3. Pacientë të cilët janë në kushte më të përmirësuara nga ana klinike, por që kërkojnë një periudhë akoma monitorimi dhe ndjekjeje për proçesin e tyre të rehabilitimit. Aktualisht stafi mjekësor i përbërë nga mjekët, infermierët, laborantët, farmacistët është gati. Është një ekip më së miri i trajnuar me eksperiencë dhe nga dy spitalet e tjera Covid1 dhe Covid2, plus staf shtesë”, tha Dr. Esmeralda Meta.

“Të gjitha dhomat janë të pajisura me oksigjen dhe monitor për të monitoruar ecurinë e pacientit. Nëse do kemi raste të përkeqësimit të situatës së pacientit nga ana klinike kemi dhe shërbimin e reanimacionit që ofron shërbim të specializuar”, tha një tjetër mjeke.

Postimi i plotë:

Dëshmitë e mjekëve dhe infermierëve të spitalit #COVID4, të cilët tashmë kanë nisur të trajtojnë pacientët e parë në këtë strukturë të re, janë motivim dhe shpresë se betejat e vështira në muajt që na presin do t’i përballojmë me përkushtimin, profesionalizmin dhe forcën e ekipeve tona mjekësore, të palodhur në vijën e parë të luftës me armikun e padukshëm dhe bashkëpunimin e të githë qytetarëve.
#Forca

Të fundit