Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Në dimër pritet rritje e shifrave, ka disa skenarë/ Vaksinim i detyrueshëm për administratën? Çfarë thotë Manastirliu

"Në dimër pritet rritje e shifrave, ka disa skenarë/

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur për situatën me Covid-19 në vendin tonë. Përsa i përket periudhës së dimrit, ajo ka thënë se pritet rritje e infeksioneve, ndërsa nënvizoi se pandemia ka të papritura. Ministrja deklaroi për "Kjo Javë" se për përballimin e situatës së Covid-19 ka disa skenarë.

"Kjo situatë ka të papritura. Ka disa skenarë. Dimri pritet të ketë një rritje të infeksioneve. Nuk dihet se çfarë do të sjellë ne lidhje me variantet e reja. Gripi sezonal do të jetë dhe kemi mundur të sigurojmë vaksina për grupet që kanë sëmundje kronike për gratë shtatzëna dhe kjo shpërndarje ka filluar me 35 mijë të tjera dhe pritet të kemi edhe 200 mijë të tjera në javët që do të vijnë", u shpreh ministrja.

Kjo e fundit u ndal dhe te vaksinimi i detyrueshëm për kategori të tjera përveç studentëve, arsimtarëve, pedagogëve dhe stafeve mjekësore. Manastirliu u shpreh se vaksinimi mund të bëhet i detyrueshëm dhe për gjithë administratën ose shërbimet publike që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët.

"Komiteti i Ekspertëve vlerësojnë masa çdo ditë. Mund të ketë kategori të shërbimeve publike që janë ballë për ballë me qytetarët të cilat vlerësohen për t’u futur në këtë drejtim. Nëse  e vlerëson Komiteti mund të kalojmë. Por ka një gjë. Nuk është çështja ta thotë komiteti, është si do të bashkëpunojmë ne", shtoi ministrja.

 

Të fundit