Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Në shesh për dorëheqjen e Ramës”, Berisha njofton protestën e radhës

“Në shesh për dorëheqjen e Ramës”, Berisha

Kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar datën e protestës së radhës.

Në një komunikimin 'live' me qytetarët në rrjete sociale, kryedemokrati tha se opozita do të zbresë në sheh më 17 prill duke mos u tërhequr nga misioni i saj.

"Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Mos mendo se nuk do gjesh paqe kurrë, nuk do ketë stabilitet kurrë për ty, për organizatën tënde të Ballukëve kriminelë dhe kartelet e drogës në Shqipëri. Opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj", tha Berisha.

Të fundit