Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Në zyrën e ndrikull Hajnisë ndalohet maska", Manastirliu i përgjigjet Berishës: Neveri për Doktorin e Vdekjes dhe adhuruesit e katastrofës

"Në zyrën e ndrikull Hajnisë ndalohet maska",
Berisha dhe Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka replikuar së fundmi me ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa ky i fundit e kauzoi se në zyrën e saj nuk mbahet maska dhe nuk ruhet distancimi fizik.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Berisha shkruante se “në zyrën e ndrikull Hajnise ndalohet maska dhe distanca sociale.”

Ndërkohë, nuk ka munguar as përgjigja e ministres, e cila e ka cilësuar Berishën si "doktori i vdekjes", teksa ka sqaruar se fotoja e postuar i përket datës 8 mars 2020, kohë kur sapo kishte nisur pandemia.

“Doktor Vdekja ka marrë një fotografi timen me Komitetin Teknik të Ekspertëve. Siç mund të verifikohet kollaj në Instagram, fotografia është e datës 8 mars 2020. Domethënë, është shkrepur në një ditë kur në Shqipëri nuk kishte as edhe një rast të konfirmuar me Covid-19.

Doktor Vdekja, siç bën shpesh këto kohë, e ka marrë dhe e paraqet si fotografi të këtyre kohëve.

Eshtë thjesht gënjeshtër. Respekt për punën e Komitetit të Ekspertëve. Neveri për Doktorin e Vdekjes dhe të gjithë adhuruesit e katastrofës”, shkruan ministrja e Shëndetësisë.

"Në zyrën e ndrikull Hajnisë ndalohet maska",

Të fundit