Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nesër mblidhet Asambleja e PS, zbardhen vendimet që do të merren

Nesër mblidhet Asambleja e PS, zbardhen vendimet që do të merren
Foto ilustruese

Partia Socialiste do të mbledhë nesër Asamblenë Kombëtare, e cila do i paraprijë zhvillimit të kongresit të jashtëzakonshëm më 12 qershor.

Asambleja do të zhvillohet online në orën 17.30. Në rendin e ditës, përveç datës së kongresit, Asambleja do të miratojë disa vendime që kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm të Partisë Socialiste.

Sekretariati i PS do të japë një informacion mbi gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave organizative vendore të Partisë. Gjithashtu do të bëhet edhe një analizë për rezultatin zgjedhor në strukturat vendore të partisë.

Një tjetër pikë që do të  miratohet nesër është projekt-vendimi për zgjedhjet në strukturat vendore të PS. Nga shtatori kë tij viti deri në maj 2022, në Partinë  Socialiste do të nisë fushata e anëtarësimeve të reja.

Asambleja do të miratojë edhe projekt-vendimin për procesin e ngritjes dhe funksionimit të regjistrit dixhital të partisë. Gjithashtu do të miratohet edhe kalendari i politiko-organizativ i punës nga 15 qershori deri në fund të vitit.

Disa nga këto pika u njoftuan nga kryeministri Edi Rama disa ditë pas zgjedhjeve, ku paralajmëroi edhe largime për ata që nuk e kishin arritur objektivin.

Nesër mblidhet Asambleja e PS, zbardhen vendimet që do të merren

 

 

Të fundit