Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nesër prezantohet paketa për kursimin e energjisë, në diskutim ndërprerja e ndriçimit publik

Nesër prezantohet paketa për kursimin e energjisë, në

Qeveria do të prezantojë nesër paketën e re me masa për kursimin e energjisë.

Ministrja Belinda Balluku, teksa njoftoi vendimet e qeverisë, tha se bëhet fjalë për masa drastike, teksa theksoi se është i nevojshëm ndërprerja e ndriçmit publik. Balluku u shpreh se ndriçimi do të ndërpritet pas orës 22:00.

“Nuk më rezulton që Qeveria do të marrë këtë masë, do të ishte një masë emergjence shumë e madhe, nuk ndodh kjo, pas orës 22:00 kërkohet ndërprerja e ndriçimit publik, Gjermania e ka aplikuar këtë, ndriçimi ndodh nga ora 4 pasdite deri në 10 të darkës, kjo në ambientet publike. E ka nisur Gjermania, po e aplikojnë dhe vendet e tjera, nesër do të bëjmë publike në orën 09:00 prezantimin e paketës për energjinë dhe masat drastike që do të merren”, u shpreh Balluku.

 

Të fundit