Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nesër protesta kombëtare, Gjiknuri: S'është hera e parë që protestohet

Nesër protesta kombëtare, Gjiknuri: S'është hera e

PD thërret nesër protestën kombëtare kundër qeverisjes së Edi Ramës. Protesta do të mbahet para Kryeministrisë në 16:00.

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, tha nga Elbasani se protesta është një mini-ngjarje. Socialisti tha se ngjarja e nesërme do të tregojë se stabilitetin e sigurt të vendit.

“Këto janë mini ngjarje në rrugën e madhe të një kombi, shyqyr që kemi ardhur kësaj dite që Shqipëria edhe të protestojë, mbi të gjitha të ketë liri fjale dhe një qeverisje më të mirë në dobi të njerëzve. Nuk është hera e parë që protestohet, shpresoj që të mos rikthehet riminishencat e së kaluarës së personave që kanë marrë përsipër të protestojnë. Megjithatë, Shqipëria ka parë edhe me keq sesa protestat, kjo ngjarje do tregojë që stabiliteti i këtij vendi është i sigurt”, tha Gjiknuri.

Protesta kombëtare e thirrur nga PD bëhet në kuadër të keqmenaxhimit të krizës nga qeveria. Kryedmeokrati Sali Berisha ka deklaruar se protestat do të vijojnë deri në rrëzimin e Ramës nga pushteti.

Të fundit