Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nga dronët superinteligjentë te ndërtimi i fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, Rama rendit projektet me Turqinë

Nga dronët superinteligjentë te ndërtimi i fabrikës së

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur projektet që ka diskutuar me sipërmarrje të ekselencës turke, ndersa ndodhet në Turqi prej ditës së djeshme. 

Në një postim në rrjetet sociale, Rama njofton se ka diskutuar për projekte si ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë etj.

“Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:

* Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik

* Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë

* Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma

* Programin e Mandatit të Tretë për infrastrukturën kombëtare”,  shkruan Rama. 

               


 

Të fundit