Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nga Ervis Martinaj te zyrtarët e korruptuar, zbardhet takimi i Ramës me drejtuesit e policisë

Nga Ervis Martinaj te zyrtarët e korruptuar, zbardhet takimi i Ramës

Zbardhen detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e policisë në qarqe.

Mësohet se Rama ka kërkuar që të ndëshkohen zyrtarët dhe punonjësit shtetërorë të përfshirë në paligjshmëri, korrupsion apo shpërdorim detyre.

Një tjetër porosi e Ramës ka qenë zbardhja e shpejtë e ngjarjeve kriminale. Kreu i qeverisë ka kërkuar që të hidhet dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej muajit gusht.

Një ditë më parë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se policia do të flasë për këtë çështje vetëm kur të ketë një provë të fortë.

Rama është ndalur edhe te roli i policisë në situatën parazgjedhore. Ai ka kërkuar që asnjë punonjës policie të mos përfshihet në fushata politike.

Gjithashtu ka kërkuar masa të shtuara sigurie në plazhe me qëllim që të mos përsëritet rasti i 8-vjeçares që u godit për vdekje nga një skaf gjatë verës që lamë pas.

Kreu i qeverisë kërkoi që të shtohen kontrollet me motorë uji për të parandaluar ngjarje të tilla.

Të fundit