Flash News

Ditari i Maxhorancës

'Merr fund humbja e kohës tek 'kolaudimi", Rama: Nga janari, kontrolli teknik i mjeteve do të kryhet në shtet

'Merr fund humbja e kohës tek 'kolaudimi", Rama: Nga janari,
Foto Ilustruese/ Kryeministri Rama

Kryeministri Rama ka bërë me dije përfundimin e koncesionit të Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore (kolaudimi) tek shteti.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama thekson se kolaudimi do të kryhet nga shteti, duke filluar nga janari i vitit 2021.

Reagimi i plotë i Ramës:

Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim sikundër e kemi premtuar do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga #DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:

-Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim

-Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet

-Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!

-Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet

-Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës "tek Kolaudimi" do marrë fund

Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë në punën e deritanishme të #DPSHTRR

* fotot nuk janë 3D por realiteti i institucionit të sapo rilindur të #DPSHTRR Fier

Të fundit