Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nga Kuvendi te Posta/ Rama flet për progres, 'hacker'-ët iranianë sfidojnë sigurinë shqiptare

Nga Kuvendi te Posta/ Rama flet për progres, 'hacker'-ët

"Shqipëria renditet në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026 (National Cyber Security Index)
Sipas raportit, Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale", shkruante Rama disa ditë më parë në rrjetet sociale. 

Nga Kuvendi te Posta/ Rama flet për progres, 'hacker'-ët

Ndërkohë, dje grupi iranian Homeland Justice ka njoftuar se ka kryer një sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare.

Përmes një postimi në faqen e tyre në Telegram, Homeland Justice ka shkruar se ky sulm është kryer për shkak të bashkëpunimit të vazhdueshëm me muxhahedinët (opozitën iraniane), një pjesë e të cilëve ndodhen në kampin në Manëz të Durrësit.

Teksa paralajmërojnë për sulme më shkatërruese, Homeland Justice shkruan se SHBA dhe Izraeli kanë kontrollin e plotë të Postës shqiptare, duke i shndërruar zyrtarët e saj në skllevër dhe shërbëtorë.

Më herët, Posta Elektronike e Kuvendit të Shqipërisë ra pre e një sulmi kibernetik, pas të cilit qëndron po “Homeland Justice”. Departamenti i Drejtësisë në SHBA njoftoi pak ditë më parë se kishte bllokuar 4 domain-e që i përkasin grupeve të hakerave iranianë, të përdorura për të sulmuar infrastrukturat e shteteve armike me Iranin, shpërndarjen e të dhënave të vjedhura dhe nxitje të dhunës ndaj kundërshtarëve të regjimit iranian.

Mes këtyre faqeve ishte dhe ajo e Homeland Justice dhe Karma Below, një grup hakerash që ka kryer disa sulme kibernetike drejt infrastrukturës shtetërore shqiptare.

Po ashtu kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 79 vota pro rezolutën e PS për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit, ndërsa i kërkoi qeverisë të shpallë grup terrorist, Gardën Revolucionare  dhe Hezbollaun./Politiko.al

Të fundit