Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nga mbledhja e Këshilit të Sigurisë te ndryshimi i ambasadorëve, zbardhet takimi Rama-Begaj

Nga mbledhja e Këshilit të Sigurisë te ndryshimi i

Ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama për takimin që zhvilloi mëngjesin e sotëm me presidentin Bajram Begaj.

Rama thotë se e ka informuar Kreun e Shtetit mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës.

Gjithashtu njofton se së shpejti do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Rama nuk ka dhënë detaje përse do të mblidhet KS-ja, por planifikimi i këtij takimi vjen teksa hakerat arritën të depërtonin në sistemet bankare të vendit.

Kujtojmë që hakerat kanë akses tek të dhënat personale, duke rrezikuar llogaritë e qytetarëve. Por pak kohë më parë u kërkua mbledhja e Këshillit të Sigurisë edhe për situatën në veri të Kosovës.

Edhe pse tensionuar “u shuan”, kjo mund të jetë një ndër temat e diskutimit. Rama bën me dije se me Begajn diskutoi edhe për ndryshimet e ambasadorëve në misionet diplomatike të vendit.

Kujtojmë që qeveria ka nisur procedurat edhe për zëvendësimin e ambasadores amerikane Yuri Kim, veprim i cili nxiti zërat për një krisje të raporteve mes kryediplomates dhe Ramës.

“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”, shkroi Rama në Facebook pas takimit me Begajn.

Të fundit