Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Tahiri te Tushe, të përjashtuarit nga PS nën drejtimin e Ramës; Vangjush Dako, të vetmin që s'e ka "lëshuar" ende

Kush del para drejtësisë, përjashtohet nga Partia Socialiste. Këtë gjë na ka treguar e ka kaluar për këtë forcë politike nën drejtimin e Edi Ramës dhe ky i fundit ia u bëri me dije këtë gjë kryebashkiakëve të tij dhe në mbledhjen e djeshme në Kryeministri.
"PS nuk është zyrë avokatie e të pandehurve dhe të akuzuarve nga drejtësia, por është fuqia e votuar nga populli për t’i shërbyer Shqipërisë dhe qytetarëve, jo të pandehurve, as të akuzuarve në radhët e veta. Kush luan me taksat, kush fut duart në xhepat e shqiptarëve, është thjesht i vetëm me avokatin e vet personal përballë drejtësisë. Të gjithë pa përjashtim. Troç, t'i vini mirë gishtin kokës" deklaroi Rama.
Pas shkarkimit nga detyra si kryebashkiaku i Lushnjës, kryesocialisti Edi Rama njoftoi se Fatos Tushen e kishte përjashtuar dhe nga Partia Socialiste. Këto veprime vijnë pas arrestimit të kryebashkiakut nga SPAK, nën akuzën për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” kryer në bashkëpunim.
"Kryetari i Bashkisë së Lushnjës do të shkarkohet nga detyra dhe do të përjashtohet nga Partia Socialiste. Masa që mund të rishikohen vetëm nëse në fund të procesit ai do të dalë i pafajshëm para drejtësisë." tha Rama.
Ky është rasti i fundit, por jo i vetëm. Përjashtimi më i bujshëm nga PS-ja është rasti i Saimir Tahirit. Në momentin kur drejtësia filloi hëtimet për të si i përfshirë në trafikun e drogës me grupin e Habiljave, Rama vendosi t'ja heqë teserën e partisë.
"Saimir do të jetë deri në fund të këtij procesi një njeri i lirë dhe një deputet i lirë. Kushdo le të mendojë çtë dojë: 'jo e lëshojë Saimir tonë, jo ja mblodhi Saje Qorri këtij, jo fajin e ka Saliu se djali ka punuar me përkushtim'. Nuk më intereson. Unë e dua Saimirin, por sot, më shumë sesa Saimir duan drejtësinë të më tregojë të vërtetën", deklaronte Rama më 23 Tetor të vitit 2017.
Në atë kohë Saimir Tahiri mbante postin e Ministrit të Brendshëm dhe ishte një figure e rëndësishme në Partinë Socialiste. Ai shihej si një ndër "princat" e PS-së së bashku me Erion Veliajn, si pasardhësi i Ramës në krye të PS-së. Drejtësia ende nuk e ka dhënë fjalën e fundit për Saimir Tahirin dhe nuk dihet se çdo të ndodhë më fatin e tij politik.
Rastet e kryebashkiakëve të Vlorës, Gjika dhe Leli
Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika u përjashtu nga Partia Socialiste, pas përplasjeve me kryetari. Prej vitit 2005, Gjika ishte njeriu i vetëm dhe “shefi” i PS-së së Vlorës, deri në vitin 2013. Përgjatë zgjedhjeve më 2005, 2007 e 2009, 2011, kryebashkiaku drejtoi shtabin elektoral në Vlorë dhe ishte njeriu më i rëndësishëm i PS, në një qytet “emblemë” të së majtës. Gjika filloi përplasjet me Ramën në vitin 2013 lidhur me listat e kandidatëve për deputet dhe fushatën elektorale. Marrëdhëniet mes tyre u lëkundën edhe në vitin 2015, asokohe, pak muaj para se të përfundonte mandatin e kryebashkiakut. Rama e “lëshoi” Gjikën në duar të drejtësisë, kur filluan proceset gjyqësore ndaj tij. Gjika u prangos në vitin 2016, i akuzuar për falsifikim dokumentesh në dhënien e lejeve për ndërtime të paligjshme në qytetin bregdetar por më pas gjykata vendosi hetimin dhe vijimin e procesit gjyqësor në gjendje të lirë.
Të njëjtin fat me Shpëtim Gjikën, pati dhe ai që erdhi pas tij në krye të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Ky i fundit pati përplasje me kryesocialistin Edi Rama në zgjedhjet e fundit parlamentare. Leli e refuzoi Ramën, pasi i kërkoi që të hiqte dorë nga posti i kryebashkiakut dhe të kandidonte për deputet më 25 Prill. Pas këtij refuzimi, Rama vendosi t'ja heqë teserën e partisë dhe Dritan Lelit. “Dritan Leli nuk është më pjesë e jona”, thuhej në mesazhin e Edi Ramës për anëtarët e asamblesë së PS, dega Vlorë. Prej atij momenti, mes Dritan Lelit dhe socialistëve ka filluar një përplasje e fortë që vazhdon edhe sot.
Të njëjtin fat me dy kryebashkiakët e Vlorës, pati dhe ish-deputeti i qytetit bregdetar, Koço Kokëdhima. Ka qenë Rama, i cili e futi në Kuvend në vitin 2013, por mandati i Koço Kokëdhimës, u ndërpre në vitin 2016 nga Gjykata Kushtetuese, pai kishte përfituar fonde në përmjet kompanisë së tij të internetit nga disa kontrata që ka nënshkruar me institucione publike. Gjithsesi, Kokëdhima humbi pushtetin që kishte fituar në PS, pas përplasjeve me kryesocjalistin Edi Rama.
Rasti Tom Doshi, përjashtim dhe riafrim
Më 2 Mars 2015, grupi parlamentar i Partisë Socialiste vendosi të përjashtojë nga radhët e veta deputetin Tom Doshi, pas akuzave të këtij të fundit se i kishte shpallur luftë kryeministrit Edi Rama dhe se do të trondiste shumicën me ato për të cilat ai kishte dijeni, pas konfliktit me Ilir Metën, të cilin e akuzoi se kishte tentuar ta vriste. Rama i konsideroi të papranueshme sulmet personale ndaj shumicës dhe qeverisë, ndërsa propozoi përjashtimin. Në zgjedhjet e vitit 2017, Tom Doshi mori drejtimin e PSD-së dhe u fut në parlament në siglën e saj. Pas përplasjeve me Metën, Rama vendosi të bashkëpunojë sërish me Tom Doshin, por këtë herë si aleatë.
Një tjetër rast përjashtimi është dhe ai i ish-deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani në vitin 2018, i cili tani i është bashkuar LSI-së. Rama e përjashtoi atë nga radhët e socialistëve, pas një statusi ku kritikonte hapur Policinë e Shtetit lidhur me dy vrasje që kishin ndodhur atëhere në Kurbin.
"Një deputet që nuk ka bërë punë tjetër veçse ka shantazhuar dhe kërkon ekskluzivitet të vërë shefa policie në Kurbin, bën deklaratë pocaqi kundër policisë në Kurbin ai nuk mund të jetë deputet i PS-së. Në djall vaftë pushteti ynë nëse duhet të durojmë të tilla sjellje vetëm për numra." deklaroi atëhere Rama në Asamblenë e PS-së.
Vangjush Dako, i vetmi që Rama nuk e ka "lëshuar" ende
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është shpallur "non grata" nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me motivacioni "për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm". Emri i tij doli dhe në përgjimet e BILD për komunikimet me grupin e "Avdylajve". Gjithsesi, Vangjush Dako vazhdon të jetë ende e PS-së dhe madje kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur publikisht edhe pas vendimit të DASH.
"Nuk më përcakton Departamenti i Shtetit kë kam mik, kë s'kam mik unë. Ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Edhe në burg të shkojë nesër, do të jetë miku im." deklaronte Rama për Vangjush Dakon në studion e Opinion më 13 Shkurt 2020.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38