Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nga tallavaja tek ofendimet ndaj kundërshtarit politik, Rama nuk ndalet: Kokrra injorantit!

Nga tallavaja tek ofendimet ndaj kundërshtarit politik, Rama nuk ndalet:

Kryeministri Edi Rama që në çeljen e fushatës, përveçëse ka kërcyer tallavanë, ka sharë dhe ofenduar deri në pikën e fundit kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë”.

Kështu ka ndodhur dhe këtë herë, ku Rama nuk heq dot dorë nga fjalët e ashpëra.

Gjatë një takimi që ka zhvilluar ditën e sotmë në Himarë, Rama ka lëshuar gojën ndaj kandidatit të Bashkë Fitojmë, për këtë bashki, Fredi Beleri.

Rama e ka cilësuar Belerin si një njeri të paditur. Sipas Ramës ai po kërkon që të përdorë në Himarë lidhjet që ka me Greqinë.

Ai është një kokërr injoranti është një diversionit i pashoq që nuk përfaqëson asgjë përveç një grushti njerëzish këtu. I kanë dhënë mbështetje për të përfaqësuar një koalicion që është koalicioni më i shëmtuar qysh ku karavidhja e parë ka lindur.

 Do të çohen himarjotët këtu të gjithë himarjotët sido që të ndjehen sido që të flasin ngado që të vijnë edhe do të shkojnë më 14 maj të vënë një kryq në Bashkë Fitojmë më Like Floririn. Po pastaj çfarë do kërkoni më nga unë. Çfarë do të kërkojnë nga unë himarjotët. Është një analfabet në greqisht, se në shqipe nuk është analfabet është dru.

 Jam shumë i acaruar me mënyrën sesi ai kërkon të përdorë këtu lidhjet që ka në Greqi. Po qe për lidhjet në Greqi, e në Turqi i kam vetë.  Ja foli atij drurit! Merr vesh nuk merr vesh!’- tha Rama.

Të diskutosh zgjedhjen mes kandidatëve tanë dhe kandidatëve të zorrës qorre, është të mos jesh në rregull. Nuk po shkon në stadium”, ka thënë më herët kryeministri, në një tjetër takim.

"Një zhele që del përditë rrugëve, e merr në gojë gjithë dynjanë, sikur është i çmenduri i lagjes. Kam ca video për ata atje. Po ta kishit këtu në lagje njërin, do t’u kishit thënë ta mbyllnin në shtëpi”, janë këto fjalët që kryeministri i ka përdorur gjatë një takimi në kuadër të fushatës elektorale.

Sikurse e thamë kjo nuk është hera e parë që kryeministrit i vendit, i cili duhet të jetë shembull për popullin përdorë një gjuhë shumë të ulët.

Ofendime ai ka bërë dhe ndaj kandidatëve të tij, ku ndalemi te rasti i Rakip Sulit të cilin e ka quajtur gomar, apo dhe Belinda Ballukun të cilën e ka quajtur burrin më të fortë në qeveri.

Kërcënimet po ashtu kanë qenë prezente gjatë kësaj fushate, ku kryeministri i është drejtuar të gjithëve atyre që votojnë opozitën, se nuk do të financohen nga qeveria.

Rama me pak fjalë po tenton të frikësoj popullin me kërcënime duke mos i lejuar të shprehen mendimin e lirë.

Të fundit