Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nis Asambleja Kombëtare e PS, Rama hap mbledhjen: Fitorja e 3-të radhazi, më e vështira

Nis Asambleja Kombëtare e PS, Rama hap mbledhjen: Fitorja e 3-të
Në foto/ Kryeministri Rama gjatë Asamblesë Kombëtare

Ka nisur Asambleja Kombëtare e PS-së në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku kryeministri Edi Rama pritet të shpallë qeverinë e re.

Asambleja është hapur me fjalën e kryeministrit Rama, i cili e ka cilësuar fitoren e tretë më të vështirën. Rama thekson se ringritja e PS-së për tu rikthyer pas 8 vitesh në opozitë, ishte përpjekja për tu forcuar e për të sjellë një fircë elektorale të fuqishme.

“Ishim dikur e dalë nga një palë zgjedhje dërrmuese për moralin. PD u rikthye në qeveri me vota pasi ishte larguar 8 vite më parë mes zjarrit të një kryengritje popullore si fajtorja e madh për humbjen marramendëse të kursimeve të të gjithë shqiptareve.  Një force politike pa disipline dhe pa orientim e çoroditur dhe besim humbur. U ngritëm me vështirësi duke u përpjekur të ripërtërihemi i dhe të bashkohemi dhe riorganizohemi dhe të kthehemi në krye si një alternativë qeverisëse. Kjo na ktheu më në fund pas 8 vitesh në opozitës ishte këmbëngulja  e madhe për t'ia dalë për tu forcuar dhe përmirësuar në çdo hap të një rrugë përpjetë. Arritëm të nginim një fuqi elektorale e të fuqishme duke krijuar një skuadër përfaqësuese dhe të krijojmë një frymë fituese me një program pozitiv për Shqipërinë. Fituam mandatin  parë para 8 vitesh, u konfirmuan në të dytin dhe pasi asnjëherë më parë fituam për herë të tretë radhazi. Kjo është fitorja më e vështirë që kemi marrë. Kjo është edhe fitorja janë më e vështirë për tu fituar. Ndryshe nga sporti kur fitoren meritohen kur arrihen, në poltike fitoret meritohen vetëm pasi arrihen", ka thënë Rama.

Të fundit