Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nis Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Nis Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Në Bruksel ka nisur Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Konferenca nisi pas një deklarate të përbashkët për mediat mes kryeministrit Edi Rama, homologut maqedonas Dimitar Kovačevski, presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyensi si dhe kreut qeverisë çeke, Petr Fiala.

Pak minuta më parë, Rama dha një prononcim të shkurtër për mediat, krah shefes së diplomacisë shqiptare, Olta Xhaçkës. Ai tha se kjo ishte një ditë e shumë pritur për Shqipërinë.

“Vazhdon kjo ditë e kaq shumë pritur me, tani mbledhjen për dorëzimin e kornizës negociatore dhe për fillimin e drejtëpërdrejtë të punë smë negociatat formale. Ne ndërkohë siç e kemi thënë më parë nuk kemi humbur kohë nuk kemi pritur që të fillojnë negociatat për të shkuar më tutje njësoj sikur negociatat të ishin hapur. Shqipëria jo vetëm hyn në katërshen e Ballkanit Perëndimor që negociojnë për anëtarësim, por në aspektin më të rëndësishëm që është rendi ligjor dhe drejtësia jemi në pararojë të të gjithëve”, tha Rama.

 

Të fundit