Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nis mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Rama prezanton marrëveshjet: Sfidë e përbashkët zbatueshmëria

Nis mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Rama prezanton

Ka nisur mbledhja e 7 e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë e cila po mbahet në Elbasan. Fjalën e ka marrë i pari kryeministri Edi Rama për t’iuruar edhe mirëseardhjen kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit si dhe ministrave të qeverisë.

Në fjalën e tij, Rama theksoi nxitjen e zbatueshmërisë të marrëveshjeve që janë firmosur deri tani dhe që do të firmosen edhe në takimin e sotëm, duke e konsideruar kështu një qeveri të përbashkët.

Kryeministri vlerësoi se bashkëpunimi mes dy shteteve, do të vijë më afër qytetarëve duke filluar nga lehtësimi i lëvizjes, punësimit dhe ndërveprimit mes dy bashkësive në të dyja anët e kufirit.

“Ky është takimi i 7, sot mblidhemi pas një viti sfidues për shkak të pandemisë, por edhe pasi kemi arritur të kemi një numër të konsiderueshëm gjërash që janë diskutuar e vënë në vijë. Kemi një numër marrëveshjesh dhe një pjesë janë në rrugën e zbatimit, një pjesë janë zbatuar, sfida e përbashkët është të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjeve, të realizojmë një sinergji në të gjitha fushat. Sot e sjellim bashkëpunimin më pranë, çojmë në një fazë tjetër lehtësimin e lëvizjes së lirë, punësimit dhe ndërveprimin më të madh mes dy bashkësive në dy anët e kufirit”, u shpreh Rama.

Ndër të tjera, Rama citoi edhe marrëveshjet që do të nënshkruhen sot të cilat u komunikuan edhe dy ditë më parë në vendimet e qeverisë shqiptare.

“Më vjen mirë që sot angazhohemi për pikën kufitare në Shishtavec dhe për trafikun lokal të kufirit. Marrëveshja që kemi sot përpara, lehtëson procedurat për marrjen e një leje qëndrimi automatike. Nga ana tjetër krijohen kushte të favorshme për të dy anët e kufirit për aksesin në tregun e punës. Njohja e sigurimeve shoqërore është një marrëveshje që është pjesë e së njëjtës paketë, jep një mesazh kuptim plotë për garantimin e lirisë së çdo qytetari për të punuar e jetuar në cilido anë të kufirit. Të diplomuarit do kenë njohje reciproke shumë shpejt, verifikimi do kryhet në mënyrë elektronike, hiqen shkresat burokratike, diskrecioni i përgjigjes sipas dëshirës së burokracisë. Është një marrëveshje inovatore, dhe suksesi i saj mund të shërbejë si shembull për njohjen e diplomave në të gjithë rajonin. Bashkëpunimi  për jetësimit të integrimit në BE për të kualifikuar projekte të financuara nga plani i investimeve të BE për projektet që prekin të dy vendet. Pas nisjes punës për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës tashëm kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për nisjen e një studimi fizibiliteti për hekurudhën Durrës-Prishtinë, është ëndërr e kahershme, sot ne jemi më të lehtësuar se hedhim një hap konkret dhe nga ana tjetër jemi të bindur se në varësi të cilësisë së këtij studimi do të prezantojmë bashkërisht këtë projekt për të aksesuar fonde nga plani evropian i investimeve”, tha Rama.

 

Të fundit