Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mbërrijnë 300 dozat e para në Elbasan, Manastirliu: Në mars përfundon vaksinimi për personelin mjekësor

Mbërrijnë 300 dozat e para në Elbasan, Manastirliu: Në mars
Edi Rama, Ogerta Manastirliu

Sikurse ishte bërë me dije, këtë të shtunë ka nisur fushata e vaksinimit edhe në Elbasan. Bluzat e bardha, janë të parat që do të marrin dozën e vaksinës anti-Covid si grupi më i riskuar përballë pandemisë.

Në Elbasan kanë mbërritur 300 doza vaksinash për mjekët dhe infermierët. Gjatë vizitës në spitalin e këtij qyteti ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se në mars do të përfundojë vaksinimi i personelit shëndetësor.

“Gjatë muajit shkurt dhe mars do të përfundojmë të gjithë vaksinimin e personelit mjekësor dhe do të shtrihemi më tej edhe për grupmoshat mbi 80”, shtoi ajo.

Fushata e vaksinimit është shtrirë në disa qytete. Si fillim në Tiranë e më pas në Shkodër, Vlorë, Fier dhe tashmë në Elbasan. Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 9165 doza vaksinash nga Pfizer.

Të fundit