Flash News

E-TJERA

Nis vaksinimi në Shkodër, të pranishëm Rama dhe Manastirliu

Nis vaksinimi në Shkodër, të pranishëm Rama dhe Manastirliu

Ka nisur para pak minutash procesi i vaksinimit në qytetin e Shkodrës, ku mësohet se pas stafit mjekësor do të nisi vaksinimi i të moshuarëve.

Të pranishëm për ta ndjekur procesin nga afër ishin kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndëtësisë, Ogerta Manastirliu. I pari që bëri vaksinën ishte një mjek, të cilit Rama i uroi shëndet.

Ndërkohë, ministrja tha se ditën e enjte hapet dhe qendra e vaksinimit në Vlorë.

“Vaksinimin do ta infeksifikojmë. Kanë mbërritur këtu vaksinat e para. Do të hapim të enjten qendrën e vaksinimit në Vlorë dhe do të shtrijmë kështu këtë proces në gjithë vendin”, tha ministrja.

Gjatë mbërritjes në Shkodër, kryeministri Rama u prit me protesta nga banorët e zonave të përmbytura, të cilët, me ndërhyrjen e policisë u larguan.

Të fundit