Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nisma ligjore e PS: “Balancë institucionale” apo mburojë për kryeministrin dhe ministrat?

Nisma ligjore e propozuar sot nga Partia Socialiste synon të zgjerojë rrethin e subjekteve që nuk mund të pezullohen nga detyra, duke filluar nga kryeministri, ministrat, presidenti, Avokati i Popullit, KLSH-ja e deri tek Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
Sipas relacionit të PS, ndryshimi ka natyrë procedurale dhe nuk synon të zgjasë imunitetin ose të kufizojë juridiksionin penal. Megjithatë, trajtimi procedural i diferencuar siç pretendon PS, bën që funksionet më të larta ekzekutive dhe kushtetuese, të mbeten të paprekshme nga pezullimi në rast hetimi penal.
Relacioni thekson se hetimi penal dhe ndjekja penale mbeten të paprekura, dhe gjykatat ruajnë kompetencat e tyre për caktimin e masave shtrënguese. Por, balanca mbetet selektive duke i dhënë qeverisë një mburojë procedurale ndaj pezullimeve të mundshme. Pra, aferat korruptive që përfshijnë figura të larta të qeverisë mund të mbeten të paprekura nga drejtësia, për shkak të mbrojtjes që kjo nismë i jep kryeministrit dhe ministrave.
Por, në praktikë, kjo “balancë institucionale” e supozuar nga PS, krijon një "gardh" procedural që mund të pengojë pezullimin e përkohshëm të kryeministrit dhe ministrave, duke i mbajtur ata efektivisht të paprekshëm gjatë hetimeve.
Dokumenti:
Projektligji i propozuar synon plotësimin e pikës 2 të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, me qëllim zgjerimin e rrethit të subjekteve ndaj të cilëve nuk do të zbatohet masa përkatëse ndaluese e pezullimit nga detyra, e parashikuar në këtë dispozitë.
Qëllimi i ndërhyrjes është garantimi i funksionimit normal, të pandërprerë dhe kushtetues të institucioneve më të larta të shtetit, duke ruajtur të paprekura kompetencat e prokurorisë dhe të gjykatës për hetimin dhe ndjekjen penale.
Ndryshimi nuk synon të kufizojë juridiksionin penal dhe as të krijojë paprekshmëri, por të vendosë një balancë ndërmjet ushtrimit të funksioneve kushtetuese dhe nevojës për garantimin e rendit juridik, në përputhje me nenin 7 të Kushtetutës që sanksionon ndarjen dhe balancimin e pushteteve.
II. KUADRI NORMATIV DHE DALLIMI NDËRMJET MASAVE
Kodi i Procedurës Penale bën një dallim të qartë ndërmjet masave shtrënguese dhe masave ndaluese. Masat shtrënguese, të parashikuara në nenin 232 të Kodit, janë masa sigurimi personal që kufizojnë drejtpërdrejt lirinë fizike të individit, si ndalimi i daljes jashtë shtetit, detyrimi për paraqitje në policinë gjyqësore, arresti në shtëpi, arresti në burg apo shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik. Këto masa prekin të drejtën themelore të lirisë personale të garantuar nga neni 27 i Kushtetutës dhe vendosen vetëm me vendim gjykate. Masat ndaluese, të parashikuara në nenin 240 të Kodit, kanë karakter funksional dhe konsistojnë në pezullimin e ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik ose në ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të veprimtarive profesionale apo afariste. Ato nuk kufizojnë lirinë fizike, por ndikojnë në ushtrimin e funksionit.
Ndryshimi i propozuar në nenin 242/2 nuk prek strukturën e masave shtrënguese, nuk ndryshon kriteret e aplikimit të tyre dhe nuk cenon kompetencën e gjykatës për caktimin e tyre sipas ligjit.
III. NATYRA JURIDIKE E NDRYSHIMIT TË PROPOZUAR
Ndërhyrja e propozuar ka natyrë procedurale dhe nuk përbën zgjerim të imunitetit kushtetues. Ajo nuk ndryshon dispozitat kushtetuese që rregullojnë imunitetin e funksioneve të caktuara dhe nuk vendos privilegj substancial.
Subjektet e përfshira mbeten plotësisht të hetueshme dhe të ndjekshme penalisht. Organi i akuzës ruan të drejtën për të kryer hetime dhe për të ushtruar ndjekjen penale. Gjykata ruan kompetencën për të vendosur masa sigurimi personal në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën.
Ndryshimi synon vetëm të parashikojë një trajtim procedural të diferencuar për funksione të caktuara kushtetuese, në mënyrë që ushtrimi i tyre të mos pengohet në mënyrë të panevojshme, duke respektuar parimin e proporcionalitetit dhe balancën institucionale.
IV. ARGUMENTIMI KUSHTETUES DHE HIERARKIA NORMATIVE
Projektligji është në përputhje me nenin 4 të Kushtetutës, i cili sanksionon se Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë dhe se dispozitat e saj kanë përparësi ndaj çdo akti tjetër normativ. Në përputhje me nenin 116 të Kushtetutës, ligji duhet të jetë në harmoni me aktet me fuqi më të lartë juridike.
Ndryshimi respekton nenin 7 të Kushtetutës, që parashikon ndarjen dhe balancimin e pushteteve. Ai nuk ndërhyn në kompetencat e pushtetit gjyqësor dhe nuk kufizon juridiksionin penal, por harmonizon ushtrimin e funksioneve kushtetuese me procesin penal.
Parimi i proporcionalitetit respektohet, pasi ndërhyrja është e kufizuar, nuk heq përgjegjësinë penale dhe nuk pengon hetimin apo gjykimin, por vetëm rregullon mënyrën e aplikimit të një mase të caktuar ndaj funksioneve të nivelit kushtetues.
V. GARANCITË NDAJ SISTEMIT TË DREJTËSISË
Projektligji nuk cenon pavarësinë e prokurorisë dhe të gjykatave. Hetimi penal, ndjekja penale dhe gjykimi mbeten të paprekura. Organet e drejtësisë vazhdojnë të ushtrojnë kompetencat e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. Ndryshimi nuk krijon mburojë ndaj përgjegjësisë penale dhe nuk përjashton asnjë subjekt nga juridiksioni penal.
VI. RËNDËSIA INSTITUCIONALE DHE BAZA KUSHTETUESE E FUNKSIONEVE TË PËRFSHIRA
Funksionet e përfshira në dispozitën e propozuar janë funksione të nivelit kushtetues, të rregulluara drejtpërdrejt nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Presidenti i Republikës rregullohet nga neni 86 i Kushtetutës, sipas të cilit “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”. Ky funksion ka rol garantues në rendin kushtetues dhe në funksionimin e shtetit.
Avokati i Popullit parashikohet në nenin 60 të Kushtetutës, ku përcaktohet se ai mbron të drejtat dhe liritë e individëve nga veprimet apo mosveprimet e administratës publike, duke përbërë një institucion kushtetues të pavarur.
Këshilli i Ministrave rregullohet nga neni 95 i Kushtetutës, i cili përcakton se “Këshilli i Ministrave përbëhet nga Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat” dhe se ushtron funksionet ekzekutive të shtetit. Përgjegjësia e tij politike përpara Kuvendit parashikohet në nenin 104 të Kushtetutës.Gjykata Kushtetuese rregullohet nga neni 124 i Kushtetutës, sipas të cilit ajo garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj. Anëtarët e saj ushtrojnë një funksion të pavarur në sistemin e kontrollit kushtetues.
Kontrolli i Lartë i Shtetit rregullohet nga neni 162 i Kushtetutës, si institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik dhe financiar.
Përfshirja e këtyre funksioneve në dispozitën e nenit 242/2 lidhet me natyrën e tyre kushtetuese dhe me nevojën për të garantuar ushtrimin e pandërprerë të kompetencave që Kushtetuta u ka ngarkuar, pa cenuar përgjegjësinë penale dhe pa ndërhyrë në pavarësinë e pushtetit gjyqësor.
VII. PËRFUNDIME
Projektligji përfaqëson një ndërhyrje të balancuar dhe të harmonizuar me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ai respekton nenet 4, 7 dhe 116 të Kushtetutës, nuk zgjeron imunitetin kushtetues, nuk cenon pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe nuk kufizon kompetencat e prokurorisë apo të gjykatës. Ndryshimi ka natyrë procedurale dhe synon garantimin e funksionimit normal të institucioneve kushtetuese, në përputhje me parimin e shtetit të së drejtës dhe me balancën ndërmjet pushteteve. Për këto arsye, projektligji paraqitet për shqyrtim dhe miratim.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38