Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama dhe Ruçi takim urgjent te Kryesia e Kuvendit, një ditë pas dorëheqjes së Lleshajt

Rama dhe Ruçi takim urgjent te Kryesia e Kuvendit, një ditë pas
Në foto: Kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi

Kryeministri Rama ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit për të zhvilluar një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Nuk dihet me saktësi tema e diskutimit, mirëpo dyshimet janë për t’u konsultuar rreth emrit të ri në postin e Ministrit të Brendshëm pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.

Kujtojmë se, Lleshaj dha dorëheqjen nga posti i tij ministror pas protestave që shpërthyen në Tiranë, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie. Kjo dorëheqje është pranuar edhe nga kryeministri Rama ditën e djeshme.

Të fundit