Flash News

Ditari i Maxhorancës

Një ditë pas Kongresit, Rama: Të prishim gardhet partiake!

Një ditë pas Kongresit, Rama: Të prishim gardhet partiake!

Një ditë pas Kongresit të PS, kryeministri Edi Rama thotë se është koha që të prishen “gardhet partiake” dhe që të qëndrojnë të bashkuar si shqiptarë.

Krahas këtij mesazhi, kryeministri ka shpërndarë edhe disa foto nga Kongresi i djeshëm. Ndërsa sot, Rama do të udhëtojë drejt Gjermanisë, ku do të pritet nga homologu Olaf Scholz, me të cilin do të zhvillojë një konferencë të përbashkët për mediat.

“Dhe me këtë fotoalbum nga Kongresi ndryshe i Partisë Socialiste, duke ju ftuar të gjithëve të prishim gardhet partiake e t’i lëmë pas hendeqet politike të bashkuar jo të ndarë, si shqiptarë, si qytetarë e si njerëz të këtij vendi, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Të fundit