Flash News

Ditari i Maxhorancës

Një ditë pas publikimit të progres-raportit, Rama konferencë të përbashkët me Luigi Sorecën

Një ditë pas publikimit të progres-raportit, Rama konferencë

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca sot rreth orës 09.30. Ky komunikim me mediat vjen një ditë pas publikimit të progres-raportit të Shqipërisë.

Ditën e sotme do të zhvillohet edhe takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, ku do të prezantohet “Raportit Vjetor i Komisionit Europian për Shqipërinë”. 

Në këtë aktivitet do mbajë fjalën kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Jorida Tabaku dhe nënkryetari Taulant Balla, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe kryenegociatori Zef Mazi.

Të fundit