Flash News

Ditari i Maxhorancës

Një ditë pas trazirave në PD, Rama njofton bashkëbisedim me demokratët

Një ditë pas trazirave në PD, Rama njofton bashkëbisedim me

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje para selisë blu, protestën kombëtare të paralajmëruar disa ditë më parë, me qëllim nxjerrjen jashtë të Lulzim Bashës, pasi këtij të fundit i skadoi afati për të liruar zyrën.

Protesta që u paralajmërua të ishte paqësore, kulmoi me momente dhune e tensione mes demokratëve. Godina e selisë blu u shndërruar në një sheh ‘beteje’.

Sot kryeministri Edi Rama ka njoftuar një bashkëbisedim virtual me demokratët sot në orën 12:00.

Një ditë pas trazirave në PD, Rama njofton bashkëbisedim me

Nuk dihet se pse Rama do të zhvillojë një bisedë me mbështetësit e kundërshtarëve të tij, por kujtojmë se dje pas protestës ai i bëri thirrje të lënë mënjanë si Bashën dhe Berishën. "Ejani t'i japim ç'mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!", shkruante Rama.

Të fundit