Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Njerëz si të gjithë janë”, Gjiknuri: ‘Çunat e Londrës’ të legalizojnë paratë e tyre në Shqipëri

“Njerëz si të gjithë janë”, Gjiknuri:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri u ka bërë thirrje emigrantëve në Londër që të legalizojnë paratë e tyre në Shqipëri.

Ndërsa ndodhej në Londër bashkë me deputetët Blerina Gjylameti dhe Lavdrim Krashi, numri dy i PS  tha se emigrantët shqiptarë në Angli kanë mundësi të investojnë në vendin e tyre dhe se mund të legalizojnë paratë e tyre përmes amnistisë fiskale.

“Ka burokraci, paragjykim, se kështu është bota, jo erdhën çunat e Londrës, jo erdhën çunat e Londrës, pse more çfarë kanë çunat e Londrës, njerëz si të gjithë janë, janë njerëz që kanë marrë risqet e tyre, duan të ndërtojnë jetën e tyre.

Ama kjo është një mundësi shumë e mirë, keni mundësi të legalizoni paratë tuaja, të investoni në Shqipëri, me një pagesë minimale taksash,”- u shpreh Gjiknuri.  

Qeveria nxori së fundmi për konsultim draftin ne amnistisë fiskale i cili lejon deklarimin vullnetar të një pasurie në vlerë monetare deri në 2 milionë euro.

Subjektet e deklarimit nuk do të japin informacion mbi burimin e të ardhurave, nuk do të ndiqen penalisht dhe as nuk do të ketë një hetim tatimor.  Për deklarimin e pasurive do të aplikohen 2 fasha tatimi. Ata që deklarohen në 4 muajit e parë do të paguajnë tatim  7% dhe 10% për të dytët. Aktualisht kush deklaron pasurinë paguan 15% tatim mbi vlerën.

Të fundit