Flash News

Ditari i Maxhorancës

Xhaçka: Njoftimi i MEPJ për zëvendësimin e Yuri Kim mund të mos bëhej, i vumë kapak thashethemeve

Xhaçka: Njoftimi i MEPJ për zëvendësimin e Yuri Kim mund

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka sqaruar pse MEPJ njoftoi publikisht nisjen e procedurave të zëvendësimit të ambasadores së SHBA, Yuri Kim në dhjetor të 2022.

E pyetur nga mediat, gjatë konferencës për analizën vjetore të viti 2022 dhe objektivat për vitin 2023, Xhaçka tha se njoftimi që u pasua nga shumë kritika mund të mos ishte bërë, por sipas saj u bë për t’i vënë kapak disa thashethemeve e aludimeve këtij procesi.

Ajo shtoi se ky njoftim nuk duhet lexuar si sulm ndaj Yuri Kim.

“Nuk kërkon ndonjë shkencë të madhe për të ditur se kur fillon e kur mbaron mandatin e një ambasadori, e sidomos ambasadorin e SHBA që ka vëmendje të veçantë.

Ai njoftim mund të mos ishte bërë, i mirëkuptoj ata që i kam dëgjuar e lexuar, e kemi bërë informacion kur kaloi përket ministrisë së jashtme, se ka një rol, duke dhënë dakordësi për të gjithë ambasadorët, dhe anë atë moment kur informacioni ka shkuar përtej ministrisë së Jashtme, telefonatat kanë nisur, kërkesat për informacion dhe toeri komploti e lobimesh. E bëmë të njohur kur kaloi përtej ministrisë të jashtme. Ndaj gjykuam se ishte vendi për të prere  thashethemet që qarkullonin.

Nuk kemi komentuar procedurat e SHBA sepse jemi vendi pritës, po i vumë kapak disa thashethemeve e aludimeve këtij procesi.

I mirëkuptoj kritikët, por ky informacion nga MEPF përshkruhet nga opozita si sulm ndaj SHBA dhe Yuri Kim, të cilës i kemi borxh mirënjohje për punën për të thelluar marrëdhënien tone strategjike.

 Marrëdhënia me SHBA nuk ka qenë ndonjëherë më e thellë se sot. Pak javë më parë zhvilluam dialogun strategjik”, tha ministrja.

Të fundit