Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nuk është plotësisht funksional, Subashi: Në tetor të 2023 marrin në dorëzim inceneratorin e Fierit

Nuk është plotësisht funksional, Subashi: Në tetor të

Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi deklaroi se në tetor të vitit 2023 marrin në dorëzim inceneratorin e Fierit, pas përfundimit të afatit 6-vjeçar të koncesionarit.

Për Euronews Albania, Subashi tha se nu8k ka dijeni për kontratën e lidhur mes koncesionarit dhe qeverisë, duke sqaruar se aktualisht inceneratori nuk funksionon plotësisht, por vetëm si impiant përpunimi.

“Ne u njoftuam në maj apo qershor të vitit të shkuar që mund të fillonim të depozitonim mbetjet tek impianti i ri, që veç pjesë së djegies, pjesa tjetër kishte filluar të punonte. Inceneratori nuk është tamam ashtu, por është impianti i trajtimit dhe përpunimit të mbetjeve. Bëhet riciklimi, dhe pjesa tjetër e proceseve”, tha Subashi.

Në seancën e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Subashi u thirr dje si dëshmitar dhe mohoi të kishte lidhje me kompaninë e zgjedhur për ndërtimin e tij. Subashi dëshmoi edhe në SPAK për informacionet dhe përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve.

Të fundit