Flash News

Ditari i Maxhorancës

"O Lula", Rama i kundërpërgjigjet Bashës: Virusi bēn dasëm teksa dhëndrri premton ta bëjë ditën natë

"O Lula", Rama i kundërpërgjigjet Bashës: Virusi bēn

Kreu i mazhorancës, Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha janë përfshirë në akuza dhe kundërakuza me njëri-tjetrin, pas pretendimeve të të parit se kryedemokrati po bën infektime masive me grumbullimet gjatë fushatës elektorale të 25 prillit.

Pas deklaratës së PD-së se Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët që duan të sjellin ndryshimin, ka ardhur dhe përgjigjia nga kryesocialisti. 

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se është i frikësuar për njerëzit që sipas tij po bëhen mish për top në grumbullime.

"O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndrri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht!" shkruan Rama.

Të fundit