Flash News

Ditari i Maxhorancës

OBSH ngre alarmin, MSH ngre Komitetin e Ekspertëve për Linë e Majmunit

OBSH ngre alarmin, MSH ngre Komitetin e Ekspertëve për Linë e

Pasi BE miratoi përdorimin e vaksinës kundër lisë së majmunit, ministria e Shëndetësisë ngriti sot Komitetin e Ekspertëve për këtë sëmundje. Ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se “Tashmë drafti i parë i planit të masave ka përfunduar. Pavarësisht se Shqipëria është një vend që hyn në vendet e nivelit të parë, pra konsiderohet me një risk të ulët, masat tona dhe përgatitja jonë do të jetë e plotë në mënyrë që të fuqizojmë kapacitetet tona”.

Ministrja bëri me dije se në ISHP kanë mbërritur 3250 teste për identifikimin dhe diagnostikimin e lisë së majmunëve.

Më datë 23 Korrik, OBSH ka aktivizuar në nivelin e saj të lartë alarmin në lidhje me shpërthimin e lisë së majmunëve, duke shpallur këtë virus një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.

Të fundit