Flash News

Ditari i Maxhorancës

Manastirliu: 17.125 vaksinime sot; sa është numri total

Manastirliu: 17.125 vaksinime sot; sa është numri total
Foto ilustruese

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Twitter, ka bërë me dije shifrat e fundit sa i përket procesit të vaksinimit.

Ajo njofton se ditën e sotme janë kryer 17.125 vaksinime, ndërsa në total 494.028. Numrin më të lartë të të vaksinuarëve e përbëjnë moshat mbi 60-vjeç.

Ditët e fundit në vendin tonë shifrat me koronavirus kanë ardhur në zbritje. Në 24 orët e fundit u regjistruan vetëm dy viktima dhe 100 raste të reja.

Të fundit