Flash News

Ditari i Maxhorancës

Olsi Rama paraqitet në SPAK

Olsi Rama paraqitet në SPAK

Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama është paraqitur në SPAK. Nuk dihet akoma se përse është thirrur Rama në zyrat e SPAK. Kujtojmë që kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi e ka akuzuar vëllain i kryeministrit, për lidhje me një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës në vitin 2014 dhe i bëri thirrje Prokurorisë që të rihapë hetimet për të verifikuar rolin e tij në dosjen e njohur të laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Bardhi iu referua dokumenteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe të dhënave të sistemit TIMS për të provuar sipas tij faktin se Olsi Rama ka përdorur gjatë vitit 2014 të njëjtën makinë me të dënuarit e tjerë të dosjes “Xibraka”, ku policia zbuloi atë kohë një laborator të përpunimit të kokainës në fshatin me të njëjtin emër.

Ndërkohë Olsi Rama, i ka mohuar akuzat duke ka kallëzuar Gazment Bardhin në SPAK për shpifje.

Të fundit