Flash News

Ditari i Maxhorancës

Olta Xhaçka zbardh takimin me Escobar në Tiranë

Olta Xhaçka zbardh takimin me Escobar në Tiranë

Pas kreut të PD Lulzim Basha në selinë e PD, i dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor , Gabriel Escobar zhvilloi një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Pas takimit mes tyre pa praninë e mediave, ka qenë ministrja Xhaçka ajo e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbardhur detajet.

Takim i shkëlqyer me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Mirënjohje për mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët për agjendën e rajonit”, shkruan ministrja.

Në axhendën e Escobar është parashikuar edhe një darkë pune sot në orën 19.00 me kryeministrin Edi Rama.

 

Të fundit