Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Open Balkan”, Rama ftesë Malit të Zi: Do inkurajoj Dritanin, kush vonon, humb shumë

“Open Balkan”, Rama ftesë Malit të Zi: Do inkurajoj

“Ballkani i Hapur” do të mbajë samitin e radhës në muajin qershor në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Edi Rama në një konferencë me Komisionerin e BE, Oliver Varhelyi, tha se dëshiron që edhe tre vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen nismës.

Rama u ndal te kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, duke theksuar se do ta inkurajojë t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”. Kryeministri u shpreh se pavarësisht nëse bashkohen ose jo Mali i Zi, Kosova dhe Bosnje Hercegovina, nisma do të vijojë.

"Jemi shumë të interesuar që edhe të tjerë të përfshihen se Ballkani i Hapur është krijuar për të qenë gjithëpërfshirës, dhe duke folur me kryeministrin e ri të Malit të Zi, imagjinoni sikur dikush t'ju thoshte 5 vjet më parë që Ballkani Perëndimor me 6 vende, do kishte 3 kryeministra shqiptar, sot është realitet, mund të jetë gjë e mirë ose e keqe, por nuk është pak, është shumë, sikundër është e qartë që shqiptarët në këtë kohë që kanë rilidhur urat me Euopën ecin përpara nëse dinë të sillen si njerëz të paqes, kjo është pak, por e sigurt dhe ne do e riftojmë Malin e Zi, i takon kryeministrit të Maqedonisë së Verit ta bëj ftesën, se samiti i ardhshëm do të jetë në Ohër, dhe unë nga ana ime do bëj inkurajimin tim për Dritanin që të jetë në tryezë, ka qenë optimist ndaj kësaj nisme, por vjen ose jo Mal i Zi, Kosova, apo Bosnja,Ballkani i Hapur do të vijojë, të gjithë do vijnë një ditë, kush do vijë më vonë do ketë humbur më shumë", tha Rama.

Të fundit