Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Open Balkan”, Rama: Në samitin e radhës do ftojmë Italinë, Hungarinë dhe Greqinë

“Open Balkan”, Rama: Në samitin e radhës do ftojmë

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët në kuadër të Samitit të ‘Open Balkan’, i bëri një ftesë të hapur Hungarisë, Italinë dhe Greqisë, që t’i bashkohen samitit të radhës.

Rama theksoi se nisma “Ballkani i Hapur” nuk ka të bëjë fare me Jugosllavinë. Ndër të tjera, Rama tha se do të kontaktojnë me vendet e Bashkimit Evropian për ta bërë bashkë procesin në kuadër të nismës.

“Ka një prirje nga ata njerëz që nuk duan që kjo nismë të ketë sukses, apo ta ndjekin këtë. Kur thonë se kjo është të kthehesh në të shkuarën apo të rikrijosh Jugosllavinë. Unë dua ta them në shqip . Ballkani i Hapur nuk ka të bëjë fare me Jugosllavinë. Ndërkohë në samitin e ardhshëm na duhet të trajtojmë barrierat tarifore. Në samitin vijues duam të kemi Italinë, Greqinë dhe Hungarinë sepse kemi kuptuar që nuk mjafton për njerëzit tanë të kenë tregti të lirë plotësisht , ata kanë nevojë të kenë edhe më pak pengesa kur mbërrijnë ne BE. Pra do të kontaktojmë me vendet e BE dhe ta bëjmë procesin bashkë në kuadër  të Ballkanit të Hapur në tregun e përbashkët Europian. Kjo është mënyra si ndihmon Ballkani i Hapur. Kush do të na besonte nëse ne nuk tregojmë me vepra se mund të jemi në nivelin e ambicies se BE. Pra jo vetëm ndihmon në aspektin ekonomik”, tha Rama.

Rama, Vuçiç dhe Zaev nënshkruan sot 5 marrëveshje të ‘Open Balkan’. Ishte kryeministri Rama bëri një prezantim të shkurtër të marrëveshjeve, duke e konsideruar një ‘realitet të prekshëm’ duke filluar nga viti i ardhshëm 2022.

Të fundit