Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Të paaftë për procese profesionale”, Rama: Tenderimit do bëhet me ekspertizë të jashtme, shmangim administratën

“Të paaftë për procese profesionale”, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të ngrihet një strukturë e posaçme, me ekspertizë të jashtme për të bërë proceset e tenderimit.

Gjatë fjalës në konferencën e parë anti-Korrupsion, Rama tha se nga ky proces shmanget administrata, ndërsa ngriti si shqetësim paaftësinë për të ndërtuar procese profesionale dhe transparente.

“Me tendera kemi probleme se nëse do thonim që janë transparente dhe niveli i drejtësisë që meritojnë të gjithë ne duhet të ishim jo kandidat për BE, por në këmbë për t’u bërë anëtarë të BE, po përgatisim një fazë tjetër për të çliruar administratën nga pesha e madhe e këtij procesi, të kontraktimit përmes fondeve në tendera, për të përfshirë ekspertizë të jashtme dhe pse jo kompani ndërkombëtare, që administrata të bëj administratën, ministritë ministrinë, tenderimin ta bëjnë struktura me një pavarësi dhe profesionalizëm, se problem nuk është vetëm korrupsioni, apo përzierja me qëllimin e devijimit të ligjit për përfitim, por është edhe paaftësia për të ndërtuar procese profesionale”, tha Rama.

 

Të fundit