Flash News

Ditari i Maxhorancës

Padia për Portin e Durrësit, Rama shthur sërish gjuhën me demokratët: Të shitur, pa fe, bedela

Padia për Portin e Durrësit, Rama shthur sërish gjuhën me

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar sërish me gjuhë të ashpër, me fyerje e ofendime, opozitës. Shpërthimi i Ramës vjen pasi Partia Demokratike dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese projektin e Portit të Durrësit.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se synimi i vetëm i opozitës është të pengojë investimin që do të shndërrojë Portin e Durrësit. Ai përdor të njëjtat fjalë me të cilat ju drejtua deputetëve demokratë në Kuvend.

Sulmi haxhiqamilist i Aleancës së Rublave dhe bedelave të saj kundër projektit të Portit Turistik të Durrësit është një turp dhe një poshtërsi e madhe në dëm të interesit të vendit, ndërkohë që tërbimi shpifarak është prova se i kanë bërë vetë tërë pisllëqet që akuzojnë! Synimi i këtij sulmi të dëshpëruar është pengimi i këtij investimi të madh transformues për Durrësin dhe gjithë Shqipërinë, përmes intimidimit të një prej kompanive flamur të Emirateve të Bashkuara, të cilën e kemi sjellë me mbështetjen e Presidentit, Sheikh Muhammed Bin Zayed. Akuzat haluçinante kundër një kompanie ardhja e së cilës është përveç të tjerash një imazh i ri fitues i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, janë tallja e radhës me ata shqiptarë që akoma i ndjekin pas këta të shitur, pa fe, pa atdhe, pa din e as iman…”, shkruan Rama në Twitter.

Dy ditë më Rama ju drejtua deputetëve demokratë me fjalë të rënda fyese e megjithatë Kuvendi nuk mori masë disiplinuese. Ndërsa një debat i bërë dje mes tij, Edi Palokës dhe Bujar Leskajt, i kushtoi dy deputetëve opozitarë 10 ditë përjashtim nga Kuvendi.

Të fundit